Është infektuar me “Delta” bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina. Lajmin e bëri me dije vetë biznesmeni Fisnik Syla, ku përmes një story në Instagram, ka treguar që gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë.
“Të dashur miq, unë edhe pse jam i vaksinuar, jam infektuar me virusin Covid 19, variantin Delta. Nuk po ndihme edhe aq mirë, por sigurisht po të mos isha i vaksinuar do të isha edhe shumë më keq. Porosia ime për të gjithë: Ju lutem vaksinohuni me parë, sepse është e vetmja zgjidhje për të mposhtur këtë virus”, ka shkruar Syla.
Syla aktualisht është larg Fjolla Morinës, e cila ndodhet në burg për trafikim armësh.