Prapaskena

Bilanc tragjik nga tërmeti në Haiti, shkon rreth 1 mijë e 300 numri i viktimave

Publikuar: 16/08/2021

Ka shkuar mbi 1200 numri i viktimave nga tërmeti në Haiti që ndodhi dy ditë më parë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të paktën 1,297 persona humbën jetën dhe mbi më shumë se 5 mijë mbetën të plagosur, bëhet me dije në bilancin e fundit.

Spitalet në Haiti u mbushën të dielën nga mijëra qytetarë të plagosur pas tërmetit shkatërrues.

Tërmeti me magnitudë 7.2 në orën 8:29 të mëngjesit të së shtunës shkatërroi mijëra shtëpi dhe ndërtesa në një vend të Karaibeve, i cili është ende duke u rrezikuar nga një stuhi tjetër e madhe.

Operacionet e kërkimit vijojnë teksa pritet që bilanci të rëndohet.

Ndërkohë qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj. Ky tërmet ishte më i fortë se ai që vrau më shumë se 220,000 njerëz në 2010, por epiqendra ishte më larg nga kryeqyteti.



Më të lexuarat