VIDEO/ Plas keq në Sarandë! Sherr masiv me shishe e gota në lokalin e njohur, tmerrohen pushuesit

Pa Kategori

Publikuar: 15/08/2021

VIDEO/ Plas keq në Sarandë! Sherr masiv me shishe e gota në lokalin e njohur, tmerrohen pushuesit

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e clubit ‘Orange’ në Sarandë! Disa persona janë përplasur me njëri-tjetrin, ku nuk ka munguar as hedhja e shisheve dhe gotave nga një cep i klubit në tjetrin.

Në videon e publikuar nga ‘JOQ’ shihet që efektivët e policisë tentojnë të bëjnë ndalime mes personave të përfshirë në sherr. Mirëpo dhe pse aty ndodhen më shumë se 5 efektivë, të rinjtë shihen me bluze të hequra e disa prej tyre nuk tentojnë as të ulin gjakrat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

‘O komandat a je tu e pa… është vllai im ai ik tani’- dëgjohen të thonë disa persona në video.

Arsyet e sherrit ende nuk bëhen të ditura. Pritet që në vijim policia të dalë me një njoftim për ngjarjen e ndodhur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)