Policia e Himares ka goditur nje rast te shperndarjes se drograve te forta ne doza te vogla., ne Dhermi.
Gjate aksionit, policia ka arrestuar tre persona, që e posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.
Gjithashtu, eshte sekuestruar nje sasi lende narkotike kokainë dhe kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K. K., 25 vjeç, A. Sh, 19 vjeç dhe I. U., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një subjekt në Dhërmi, ku këta shtetas punonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.