Një plagosje e dyfishtë me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz, në rrugën ‘Kosova’.
Një person, emrin e të cilit policia nuk e ka bërë me dije ende, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Preng Paluca, rreth 50 vjeç dhe bashkëshortes se tij shtetases Antoneta Paluca, rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Raportohet se gjendja e e Preng Palucat është e rëndë dhe se ai ka qenë shënjestra e atentatit, ndërsa bashkëshortja është plagosur rastësisht.
Kemi siguruar edhe foton e të plagosurve, ndërkohë mësohet se Policia e Tiranës ka komunikuar edhe me Policinë e Durrësit dhe Fushë-Krujës për të kapur autorin.