Gjiganti mediatik largon nga puna tre punonjës, nuk pranuan të vaksinoheshin kundër Covid-19

Pa Kategori

Publikuar: 06/08/2021

Gjiganti mediatik largon nga puna tre punonjës, nuk pranuan të vaksinoheshin kundër Covid-19

CNN largoi nga puna tre punonjës për shkelje të politikës së kompanisë duke ardhur në zyrë të pavaksinuar kundër COVID-19.

CNN ka një “politikë tolerance zero” për të gjithë punonjësit që nuk janë të vaksinuar dhe punojnë në ekip, sipas një letre nga CEO, Jeff Zucker.

“Javën e kaluar, ne jemi informuar për tre punonjës që erdhën të pavaksinuar. Të tre u pushuan nga puna. Për të qenë të qartë, ne kemi një politikë të tolerancës zero për këtë çështje”, thuhet në deklaratë

CEO gjithashtu njoftoi se CNN do të shtyjë kthimin e punëtorëve e paraparë më 7 shtator, ndoshta deri në “mesin e Tetorit” për shkak të rritjes së të infektuarve, ku shumica e tyre janë me variantin Delta.

“Unë mendoj se është e drejtë të thuhet se ne të gjithë ndiejmë ankth, zhgënjim, konfuzion dhe pakënaqësi”, shkroi Zucker.

Ndryshe, SHBA-ja regjistroi dje numrin më të madh të rasteve të reja në gjashtë muaj e fundit.