Kryeministri Edi Rama jep lajmin se është përmirësuar situata me zjarrin në Llogara.
Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Rama deklaron se është zmbrapsur furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë, ndërsa shton se trupat e emergjencave do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situatës.
“Zmbrapset furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë, e tani sapo është bërë rifreskimi i trupave që do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situatës???? #RESPEKT????”, shkruan Rama.