E pazakontë/ Çifti gjobitet me nga 450 euro secili pse u puthën rrugëve në Prishtinë

Pa Kategori

Publikuar: 02/08/2021

E pazakontë/ Çifti gjobitet me nga 450 euro secili pse u puthën rrugëve në Prishtinë

Një burrë dhe një grua janë gjobitur me nga 450 euro nga Policia e Kosovës, e shkak per kete eshte bere se ata jane puthur në afërsi të një klubi nate në Prishtinë.

Kjo gjobe ka nxitur shumë reagime, e në media u raportua si skandaloze.

Avokati i të dënuarit me gjobe thotë se me kete veprim, janë shkelur të Drejtat e Njeriut. Ehat Miftaraj nga IKD thotë se sjellja e çiftit para klubit të natës nuk mund të konisderohet në kundërshtim me ligjin. Policia nuk ka nje reagim per kete.

Në gjoben që e posedon Gazeta Express, thuhet: “i njëjti /e njëjta bënë sjellje të pahijshme duke u puthur në publik edhe pse i është tërhequr vërejtja disa herë“.

Lidhur me këto gjoba ka folur për Express avokati i djalit qe ka marre gjobe , Edis Kuraja.

“E kam klient për shkak të çështjeve civile të mëhershme edhe mandej ka qenë i shqetësuar për rastin që ka ndodh…Të dy janë gjobitur me nga 450 euro, unë e mbroj klientin mashkull, por ata kanë dashtë me qenë anonim për publikun dhe ka nënshtetësi suedeze. Ata bashkëjetojnë”, u shpreh Kuraja për Gazetën Express.