Makina me shpejtësi del nga rruga dhe përplaset me murin, humbin jetën dy të rinj në aksin Shkodër-Velipojë

Pa Kategori

Publikuar: 31/07/2021

Makina me shpejtësi del nga rruga dhe përplaset me murin, humbin jetën dy të rinj në aksin Shkodër-Velipojë

Shpejtësia në makinë i ka marrë jetën dy të rinjve mëngjesin e sotëm në Shkodër, përkatësisht të Amarildo Prelës, 23 vjeç dhe Driona Trianit, 16 vjeçe.

Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, ku si rezultat i shpejtësisë në kthesë, mjeti tip BMË me të cilin udhëtonin të rinjtë, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur.

Si pasojë e përplasjes së fortë, viktimë ka mbetur drejtuesi i mjetit Amarildo Preka, 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja Driona Triani, 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit