Prapaskena

E rëndë në Fier, 47 vjeçari i jep fund jetës brenda dyqanit të suvenireve

Publikuar: 22/07/2021

Një 47-vjeçar i identifikuar si Arian Asllani dyshohet se është vetëvrarë në qendër të qytetit të Fierit, në dyqanin e tij të suvenireve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 të pasdites së sotme në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.



Më të lexuarat