Një prej kritikuesve më të ashpër të Lulzim Bashës në PD, ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Arben Ristani, e cilëson Kuvendin e djeshëm të PD-së si një fshehja nga e vërteta të lidershipit demokrat. Ristani shkruan në Facebook se drejtuesit e PD-së analizuan vjedhjen e kundërshtarit dhe jo veten duke fshehur të vërtetën.
“Drejtuesit e PD zhvilluan dje “Kuvendin”, për të analizuar vjedhjen e kundërshtarit, duke mos gjetur forcën, kurajën dhe përgjegjshmërinë, për të analizuar veten. Fshehja nga e vërteta me metodën e Strucit, nuk do i çojë larg. Vendi ka nevoje ulëritëse për opozite të vërtete dhe alternative te besueshme”, ka shkruar Ristani.