Prapaskena

Kapet ‘mat’ duke marrë ryshfet, arrestohet mjeku që kërkoi para në këmbim të vizitës mjekësore

Publikuar: 14/07/2021

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme një mjek në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi është kapur në flagrancë duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një qytetar lidhur me kryerjen e ekspertizës mjekësore që i dyshuari ka qenë i detyruar ta kryej në bazë të aktvendimit të gjykatës dhe vendimit për caktim të ekspertit nga SHSKUK-ja. Me vendim të prokurorit, mjeku është dërguar në ndjekje penale.

Njoftimi i policisë:

“Prishtinë (NN) 13.07.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti përkatës është zënë në flagrancë duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një qytetar lidhur me kryerjen e ekspertizës mjekësore që i dyshuari ka qenë i obliguar ta kryej në bazë të aktvendimit të gjykatës dhe vendimit për caktim të ekspertit nga SHSKUK-ja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.



Më të lexuarat