Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me distancimin e bërë prej ish-ministrit Lleshaj në lidhje me tenderin abuziv të uniformave të Policisë së Shtetit në kohën kur ai ishte ministër i Brendshëm.
Vasili thekson se deklaratat e Lleshaj se ai nuk ka patur asnjë shtysë personale dhe asnjë autoritet ligjor për t’u përfshirë në ndonjë procedure konkrete prokurimi, rrëzohen lehtësisht duke parë ligjin.
Sipas nënkryetarit të LSI-së, Lleshaj ka përgjegjësi të qarta që i ngarkohen nga ligji për organizimin dhe funksionimin të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme dhe ndaj SPAK duhet të heqë dorë nga cironkat dhe të çojë përpara drejtësisë peshkaqenët.
Postimi i plotë: Pse genjen Lleshaj, kur ligji flet qarte per pergjegjesine e tij!(DOKUMENTI).
Lleshaj genjeu per pergjegjesite e tij per tenderin e uniformave duke bere gjoja indiferentin monumental dhe deklaroi:
“Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha as autoritet ligjor për t’u përfshirë në asnjë procedure konkrete prokurimi”.
Lleshaj ka pergjegjesi te qarta, qe ja ngarkon VKM Nr.81 date 14.2.2018.”PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË BLERJEVE TË PËRQENDRUARA “.
Kjo VKM percakton qarte ne piken 5 dhe 6 se:
Drejtori i Pergjithshem i Agjencise pergjigjet para Ministrit dhe emerohet e shkarkohet nga ai.
Edhe buxheti i Agjencise edhe pjese e buxhetit te Ministrise se Brendeshme.
Ja cfare thote VKM 81 date 14.2.2018:
“3. Agjencia ka buxhetin e vet, i cili është pjesë e buxhetit të Ministrisë së Brendshme.
Agjencia drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e kësaj Agjencie dhe përgjigjet para Ministrit.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë emërohet, lirohet ose shkarkohet nga Ministri”.
Drejtori pra pergjigjet vetem para Ministrit te Brendeshem ndersa Lleshaj genjen hapur.
Cfare halli ka qe genjen eshte detyre e drejtesise ta qartesoje.
Keta kete te rilindjes kete mision kane qe te mashtrojne pa fund dhe pacipesisht, por e verteta nuk mbulohet.
SPAK te heqe dore nga cironkat, por te çoje para drejtesise peshkaqenet!