Shirat e dendur që përfshinë qarkun e Kukësit ditën e sotme kanë sjellë edhe rrëshqiptje masive të dheut në rrugën Kukës – Shishtavec.
Si pasojë dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara, ndërkohë që autoritetet po punojnë për lirimin e rrugës.
Kujtojmë se shirat e dendur shkaktuan përmbytje të shumta në qytetin e Kukësit, ku uji u fut edhe brenda disa dyqaneve, duke shkaktuar dëme të mëdha material.