Përfundon seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Lushnjes dhe 10 të arrestuarve të tjerë.
Pas një seance maratonë të nisur në orën 9:00 të mëngjesit gjyqtarja e Posaçme, Danjela Shirka është tërhequr për vendim.
Kujtojmë se SPAK ka kërkuar 7 masa arresti me burg dhe 4 arrest shtëpie.
Ndërkohë, Fax News ka siguruar edhe foto nga brenda sallës së gjyqit, ku po zhvillohet seanca ndaj Fatos Tushes dhe 10 personave të tjerë, ku kryebashkiaku i Lushnjes shihet i qetë, teksa pret vendimin e gjykatës ndaj tij.
