Janë publikuar pamje të magazinës në Bubq, ku 51-vjeçari Artan Ismalaj qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Klarita Ismalaj, 45-vjeçe.
Pamjet tregojnë magazinën ku ndodhi krimi. Para magazinës në fjalë, ndodhet një derë kryesore mjaft e madhe.
Është ende e paqartë se si 51-vjeçari ka çarë rrethimin dhe ka hyrë në ambientet e brendshme të magazinës, ku ka kryer dhe vrasjen. Në pamje shihet dhe një makinë funerali, që siç duket, ka tërhequr nga magazina trupin e pajetë të 45-vjeçares.
Pas krimit, 51-vjeçari ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Burri aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa janë të paqarta arsyet që e shtynë të kryente krimin e rëndë.