Prapaskena

Aksidenti ku u shua familja Gushi, DEL EKSPERTIZA, “Audi” ishte me 160 km në orë

Publikuar: 04/07/2021

Ka dalë ekspertiza e aksidentit tragjik që ndodhi në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi.

Bëhet me dije se “audi” që drejtohej nga Igli Madani, që përplasi nga mbrapa edhe makinën ku ishte familja Gushi, po lëvizte me 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar. Ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara që ka shkaktuar edhe aksidentin tragjik. 22-vjeçari rreth dy javë më parë shkaktoi aksidentin tragjik, ku humbën jetë katër anëtarët e familjes Gushi. Në aksidentin humbën jetën Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.



Më të lexuarat