Tragjedia në SHBA, momenti kur fëmija nxirret i gjallë nga rrënojat (Video)

Pa Kategori

Publikuar: 24/06/2021

Tragjedia në SHBA, momenti kur fëmija nxirret i gjallë nga rrënojat (Video)

Një pallat 12-katësh është shembur pjesërisht në Florida, duke lënë të vdekur 1 person e shumë të tjerë nën rrënoja.

Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren, ku po kërkojnë për gjetjen e personave që ndodhen nën godinën e shembur.

BBC, ka sjell pamjet ku është fiksuar momenti i shpëtimit të një vogëlushi, i cili fatmirësisht nuk duket se ka marrë dëmtime të rënda.

Kërkimet nga ekipet e shpëtimit janë ende duke u zhvilluar, ndërsa aktualisht, 8 persona janë të dëmtuar rendë, ndërsa dyshohet për dhjetëra të tjerë nën gërmadhat e ndërtesës.

Kujtojmë, që shembja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa shkaku i shembjes ende nuk dihet.