TIRANË- Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur sot në qytet pasi është aksidentuar në punë. Teksa ka qenë duke punuar në bodrumin e një pallati, i riu është rrëzuar dhe ka marrë disa plagë.
“Më datë 19.06.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, duke punuar në bodrumin e një pallati, është rrëzuar nga shkallët, punëtori shtetasi K. A., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.