Kaos në Rinas, anulon tre fluturime me Italinë, pasagjerët: Presim shpjegime!

Pa Kategori

Publikuar: 18/06/2021

Kaos në Rinas, anulon tre fluturime me Italinë, pasagjerët: Presim shpjegime!

Tre fluturime me Italinë janë anuluar ditën e sotme ndërsa në Rinas udhëtarët që kanë prerë biletën presin për të marrë shpjegime si do të zgjidhet problemi i tyre dhe kur do të mund të arrijnë në destinacion.

Fluturimet e anuluara janë nga Tirana për në Milano, Treviso dhe Ancona. ABC sjell pamjet e situatës në Rinas, ku fëmijë, gra dhe të moshuar presin për zgjidhje.