Lajmi se ishte dhunuar fizikisht dhe verbalisht studiuesi dhe aktivisti Auron Tare pati një reagim të madh në media. Në një lidhje live aktivisti Tare në emisionin Breaking në TopNews tha se jam dhunuar dhe goditur fizikisht. Pronarët e kompanisë më kërcënuan se do më vrasin fëmijët
“Para disa ditësh mora një ftesë nga kryebashkiaku i Tepelenës për një ftesë për dëgjesës me pronarët e kompanisë dhe me banorat e zones. Zbrita nga makina dhe po flisja me banorët në moment nga kantieri dalin pronarët të cilët u konfliktuan me banorët. Fredi Qënaj mu drejtua personalisht duke më kërcënuar se do më vriste fëmijët dhe më goditi. Ishte një situatë e qetë dhe nuk e kuptova se përse u përkeqësua kjo lloj situate. Ishte një skenë e turpshme dhe unë e kisha menduar se do ndodhte nga disa njerëz. Edhe zyrtari i Bashkisë është i kërcënuar i bëj thirrje policies se kjo mund të shkoj edhe më keq. Pasi situata plasi me grushta dhe shqelma, unë isha kundër gurores që po ndërtohej në një zonë turistike. Unë vajta të dëgjoj se çfarë ishte kjo, gurorja nuk ka leje prandaj mbledhje bëhej që banorët të ishin dakord dhe të merrej leja,” tha Tare për emisionin Breaking.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bënçë të Vlorës, ku edhe po zhvillohej një dëgjesë publike për ndërtimin e një guroreje në kanionet e fshatit, ku do të nxirrej mermer.