Edi Rama dhe Mitsotakis takohen në Bruksel: Të përcaktohen sa më shpejt kufijtë detarë

Pa Kategori

Publikuar: 14/06/2021

Edi Rama dhe Mitsotakis takohen në Bruksel: Të përcaktohen sa më shpejt kufijtë detarë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë të shkurtër me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë Samitit të NATO-s që po mbahet në Bruksel.

Mediat greke raportojnë se gjatë këtij takimi Mitzotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Rama ka falënderuar Kryeministrin për dhurimin e 20,000 vaksinave në Shqipëri. Të dy liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mitsotakis përsëriti interesin për Pakicën Kombëtare Greke si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë.

Kryeministri grek përgëzoi Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raportojnë mediat fqinje.

Ata ranë dakord që të dy vendet të shpejtojnë negociatat mbi një marrëveshje të përbashkët për të referuar Zonat e tyre Detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë