Rama paralajmëron: Nuk bëhemi mbulesë për asnjë ministër e drejtor nëse drejtësia do kërkojë hesap!

Pa Kategori

Publikuar: 12/06/2021

Rama paralajmëron: Nuk bëhemi mbulesë për asnjë ministër e drejtor nëse drejtësia do kërkojë hesap!

Kryeministri Edi Rama u tregua sot i prerë në Kongresin e PS kur tha se çdo ministër, drejtor apo shef i çdo sektori, nëse do të bëhet objekt kërkimi nga drejtësia e re, Partia Socialiste nuk do të shërbejë si një mbulesë.

Rama la të kuprohet se nuk do mbrojë asnjë bashkëpunëtorë nëse i thërret SPAK.

Rama tha se e vetmja gjë që do jetë përgjegjësi e PS, do jetë qëndrimi pasi të flasë drejtësia, ndërsa shtoi se reforma në drejtësi është vija e kuqe me të gjithë kundërshtarët e saj.

Flamuri i Ps s’është mbulesë tavoline apo për qoka. PS është këtu të bëjë shtetin, është një bast i madh, por është basti ynë me historinë.

Ti japim shtetit një shtat të atillë që të ecim para, flamuri i PS nuk mund dhe nuk do bëhet mbulesë për asnjë ministër, drejtor, shef nëse drejtësia e re do krijojë hesap prej tij.

E kemi parë që na është dash të ndeshemi me këtë sfidë.

Partia nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel në dërrasë të kalbur, por mban përgjegjësi për atë se si do reagoj për atë që shpallet i kërkuar nga drejtësia, se PS është prijësi për luftën e barabartë para ligjit, reforma në drejtësi është një vijë e kuqe mes nesh dhe armiqve të saj, vijë mes PS dhe kudo brenda nesh që hyn në gjynah me ne dhe popullin”.