Pësoi atak kardiak në ndeshjen Danimarkë- Finland, UEFA zbulon gjendjen shëndetësore të Christian Eriksen

Pa Kategori

Publikuar: 12/06/2021

Pësoi atak kardiak në ndeshjen Danimarkë- Finland, UEFA zbulon gjendjen shëndetësore të Christian Eriksen

Ndeshja e Euro 2020, Danimarkë- Finland, u pezullua pasditen e sotme pasi një incidenti të rëndë, ku numri 10 i Danimarkës Christian Eriksen pësoi një atak kardiak në fushën e blertë.

Përmes një njoftimi zyrtar në lidhje me rastin në fjalë, ka reaguar dhe UEFA e cila bën me dije se futbollisti është në gjendje të stabilizuar shëndetësore në spital.

Njoftimi i plotë i UEFA-s: Pas urgjencës mjekësore që përfshiu lojtarin e Danimarkës Christian Eriksen, një takim krize ka ndodhur me të dy ekipet dhe zyrtarët e ndeshjes dhe informacionet e mëtejshme do të komunikohen në 19:45 CET. Lojtari është transferuar në spital dhe është
stabilizuar.