Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar në rrjetet sociale një video të shkurtër nga emisioni “Top Story”, ku akuzohet Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish0-kryeministrit Sali Berisha, si i përfshirë në afera korruptive.
Braçe citon edhe fjalët e Departamentit Amerikan të Shtetit për Berishën, ku ish-kryeministri akuzohet për përdorimin e pushtetit për të pasuruar familjen dhe aleatët e tij.
“Per nje GOMAR!
“Sipas dokumentave me firme e vule….. Ai ishte perfshire ne veprime korruptive te tilla si shperdorimi i fondeve publike dhe nderhyrje ne procese publike, perfshire perdorimin e pushtetit per perfitimet e tij, pasuruar aleatet politike dhe familjaret e tij”! Qarte apo jo”, shkruan Braçe.