Prapaskena

“Mbështes Nishanin për vettingun”, Kadilli: Ne e mundim Ramën, ky është mesazhi që kam për Kukësin

Publikuar: 06/06/2021

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ndodhet sot në Kukës ku është takuar me demokratë dhe strukturat e kësaj partie në qytet. I pyetur se si i ka shkuar fushata deri më tani, Kadilli tha që është i impresionuar që të gjithë duan të dëgjojnë se cilat janë idetë e reja që ai sjell në manifestin e tij politik.

“Manifest që i propozon demokratëve një parti që forcohet aty ku janë demokratët dhe jo te zyra e kryetarit…Qëllimi im është që forca e politikës të mos jetë tek vula e kryetarit por tek vota e çdo anëtari të thjeshtë.”

Po ashtu Kadilli tha se mbështet Nishanin për vettingun e të gjithë politikanëve. Ai tha se çdo propozim që synon të pastrojë figurën e çdo politikani është i mirëpritur nga ana e tij, si për vettingun ashtu edhe për “origjinën politike”.



Më të lexuarat