“Ajo ecte si lacot e Bllokut”, gazetarja e njohur tregon si njihet në Elbasan gjyqtarja Kapedani: Shkaktonte terror!

Pa Kategori

Publikuar: 01/06/2021

“Ajo ecte si lacot e Bllokut”, gazetarja e njohur tregon si njihet në Elbasan gjyqtarja Kapedani: Shkaktonte terror!

Gazetarja Glidona Daci tregoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Spotlight’ se si e njohin gjyqtaren Enkeleda Kapedani në qytetin e Elbasanit.

“Në Elbasan, sa të vinte zhurma e madhe të gjithë e dinin që erdhi gjyqtarja. Sepse ashtu ishte mësuar ajo, ecte si ‘lacot’ e Bllokut. Me makinat dhe shpejtësia me të cilën lëvizte Enkeleda Kapedani, drejtuese e komanduar e gjykatës, janë një histori e njohur. Ajo njihet botërisht në Elbasan. Për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizte me makine. Një gjyqtar duhet të ruajë integritetin, duhet të ruajë figurën e tij. Unë nuk besoj që një gjyqtare që sillet si një e fortë, apo duke bërë dhe video Tik-Toku do më japë mua drejtësinë, apo do dënojë personazhe të njohur të botës së krimit.”, tha ajo.