Prapaskena

U ekzekutua me 8 plumba, kush është “Mili”, armiku i shqiptarit që u vra dje në Athinë

Publikuar: 31/05/2021

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Sepolia të Athinës, Greqi. Një sulm i armatosur ndodhi në një kafene në Rrugën Durrachiou ku mbeti i vrarë një 34-vjeçar shqiptar (minoritar), i identifikuar si Aristides Pappas.

Mediat greke bëjnë me dije se “Mili” quhet armiku më i madh i 34-vjeçarit, raporton newsbomb.al.

“Armiku i tij, është një nga autorët më të njohur të mafies shqiptare, “Mili”, përfshirja e të cilit – edhe pse i burgosur – do të hetohet nga policia”, thuhet në shkrim të publikuar nga mediat greke.

Viktima i njohur si “Aris” u ekzekutua mbrëmjen e djeshme. Ai u qëllua me 8 plumba por ato në kokë rezultuan fatale.

Mediat greke shkruajnë se Papas ishte anëtari kryesor i një bande mafioze shqiptare, e cila në dy vitet 2007-2008 dyshohet se ishte përfshirë në 12 vrasje dhe 10 plagosje.

Lufta e përgjakshme mes bandave, disa nga krimet ku ishte përfshirë shqiptari sipas mediave greke:

Vrasja në 2008 në Keratsini

Vrasja e trefishtë në Kolonos në vitin 2007

Vrasje e dyfishtë në Athinë në 2007

Vrasje në një kafene në Keratsini në vitin 2008

Vrasje në vitin 2008, trupi u gjet në një zonë pyjore

Vrasje në vitin 2008 në Athinë

Vrasje e trefishtë në një kafene në 2008 në Agios Panteleimon

10 raste vrasjesh të mbetura në tentativë



Më të lexuarat