Prapaskena

Shpërthen zjarri në parkingun e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët, ambulanca në vendngjarje

Publikuar: 31/05/2021

Një zjarr i madh ka rënë në parkingun e një pallati në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Tiranë, ku policia dhe zjarrfikësit kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve.

Zjarri në parkingun e pallatit është ende aktiv, dhe po punohet për shuarjen e tij, ndërkohë që në vendngjarje ka prani të ambulancës, pasi dyshohet se ka persona që mund të jenë lënduar.

Mësohet se ka qenë një mjet që ka shpërthyer në flakë në parkingun e pallatit, dhe më pas në të gjitha banesat dhe ambientet e përbashkëta ka pasur sasi të mëdha tymi.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.05.2021, rreth orës 17:35, në rrugën “Dritan Hoxha” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.

Nga sherbimet e Policisë dhe sherbimet e zjarrfikses është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet dhe sherbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



Më të lexuarat