Ka nderruar jete ne QSUT 57-vjecari, qe mbeti i plagosur diten e djeshme nga zjarri ne fabriken e tullave, ne Maminas.
Lajmi behet i ditur nga Policia e Durres, e cila thekson se 57-vjeçari ka nderruar jete kete mengjes nga plaget e marra, ndersa per ngjarjen eshte arrestuar pergjegjesi teknik i fabrikes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë.