Qeveria ka zgjeruar me një VKM gamën e armatimeve mbrojtëse dhe sulmuese të Policisë së Shtetit, duke përfshirë këtu edhe pistoletat elektrike, dronët, sistemet antidronë, armët zhurmuese e deri tek armët me solucione irrituese.
Sipas vendimit të Qeverisë, përveç armëve të zjarrit të përcaktuara, shtohen armë me elektroshok; armë për përdorim/hedhje të municioneve dhe mjeteve të ndryshme (shotgun/lëshues); armë të drejtuara me energji (ADE); armë për alarm dhe sinjalizim; armë pneumatike; armë për sinjalizim të lehtë akustik; armët me harkose me tojë; armë zjarri me zhurmëzbutës të montuar; armë zjarri të kombinuara; armë e ftohtë; armë zjarri sportive; armë ceremoniale; mjete optike të armëve të zjarrit për shikim dhe shënjim;
Te pjesa e municioneve shtohen në arsenalin e policisë përdorimi i sprajeve irritues në formë pluhuri, ose lëngu, veç lëndëve gaz-sjellëse që janë përdorur deri më tani për shpërndarjen e protestave.
“Municione me lëndë kimike (irrituese/ngacmuese) në formë pluhuri ose lëngu për përdorim policor, që hidhen me shotgun/lëshues, me granatë dore, pajisje hedhëse, spraj (individual/kolektiv) ose tubet, për mbrojtje, menaxhimin dhe kontrollin e turmave, të cilat nuk sjellin dëme të pakthyeshme të shëndetit dhe janë në përputhje me legjislacionin në fuqi kundër torturës dhe trajtimeve detektor kërkimi (metal, eksploziv, lëndë radioaktive/kimike); pajisje vëzhgimi dhe zbulimi (dite dhe nate); pajisje dhe aparate për përcaktimin e pozicionit gjeografik, distancave dhe objektivave; pajisje dhe mjete për operacione në lartësi”, thotë vendimi.
Për rastet e ndërhyrjes në ndërtesa dhe terrene të vështira shtohen pajisjet si më poshtë:
“Shkallë portative operacionale; pajisje alpinistike kolektive); pajisje dhe mjete për depërtim në objekt hapës hidraulik, shpërthyes dyersh, pinca universale, prerës hidraulik); pajisje dhe mjete kufizuese (barriera metalike, bllokues rrugësh, zinxhir kolektiv); pajisje komunikimi në distancë; sisteme dron/antidron; robotë antieksplozivë dhe të ndryshëm; simulatorë trajnimi dhe aftësimi për çdo armë zjarri; pajisje kontrolluese e testuese të qitjes; pajisje të tjera për përdorim policor, të cilat do të njihen si të tilla nga aktet ndërkombëtare, të ratifikuara me ligj në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në VKM.
Në të gjitha manualet policore, sistemet antidronë, dronët, spraji irritues dhe armët me elektroshok zakonisht përdoren gjatë protestave e formave të tjera të mosbindjes civile. Me këto përforcime, a po përgatitet Policia shqiptare për një sezon të mundshëm protestash?