Prapaskena

Grabitësit nuk kursejnë as institucionet shtetërore, në Lezhë vidhet gjatë natës Njësia Administrative

Publikuar: 26/05/2021

Njësia Administrative e Shënkollit në Lezhë është vjedhur gjatë natës nga persona të paidentifikuar. Një vjedhje që tregon se grabitësit nuk po kursjenë as institucionet shtetërore.

Bëhet me dije se Policia është njoftuar për vjedhjen e zyrës së këtij institucioni dhe ndodhet në vendngjarje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë natës pasi, kur punonjësit kanë shkuar në mëngjes për të nisur punën, kanë konstatuar se Njësia Administrative e Shënkollit ishte grabitur. Nuk dihet se çfarë kanë marrë hajdutët në të, ndonjë dokument apo pajisje të zyrës.

Dy ditë më parë Lezha u trondit dhe nga një tjetër grabitje e dhunshme. Dy persona të maskuar u futën në shtëpinë e një çifti për të vjedhur me armë dhe i dhunuan ata. Një prej tyre, i identifikuar si Pavlin Dokaj është identifikuar nga Policia.



Më të lexuarat