Ditën e sotme do të nisë vaksinimi i punonjësve të transportit publik në të gjithë vendin. Punonjësit e këtij sektori do të nisin të marrin dozën e parë të vaksinës në sheshin “Skënderbej.”
Ditën e djeshme, 25 maj ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi mbylljen e spitaleve rajonale Covid në rrethe pasi situata është përmirësuar. Gjithashtu u njoftua se në fundin e muajit maj po konsiderohet lehtësim i masave anticovid.