Rama në krah të SHBA dhe kundër dyshes Berisha-Meta: Yuri Kim i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve me SHBA

Pa Kategori

Publikuar: 23/05/2021

Rama në krah të SHBA dhe kundër dyshes Berisha-Meta: Yuri Kim i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve me SHBA

Kreu i qeverisë Edi Rama është pozicinuar sot në krah të SHBA dhe kundër dyshes Berisha-Meta, të cilët janë përfshirë në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri. 

Meta dhe Berisha u kanë shpallur luftë SHBA dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.

Gatë fjalës së tij në ceremoninë  e stërvitjes “Defender 21” në Tiranë,  Rama tha se ambasadorja e SHBA Yuri Kim i ka dhënë një tjetër cilësi marrëdhënieve mes dy vendeve. Me këtë qëndrim, Rama i bashkohet betejës së SHBA për të larguar nga politika shqiptare Berishën dhe Metën, të cilët pritet të merren të pandehur nfa SPAK dhe t’u konfiskohen pasuritë. 

Rama u shpreh se: “Miq dhe të ftuar, është një nder i veçantë dhe një privilegj për mua që sot në emër të qeverisë të shpreh mirënjohjen për Ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje. Dëshiroj që përveç mirënjohjes për të gjithë ata me uniform që janë përfshirë në këtë stërvitje dhe përbëjnë edhe garancinë dhe sigurinë e përditshme për shqiptarët dhe Shqipërinë me përkushtimin dhe sakrificat e tyre të shpreh mirënjohje edhe për familjet e tyre.

Familje që sakrifikojnë çdo ditë që janë të parat që preken nga emocione për shkak të përfshirjes së familjarëve të tyre në FA.

Sot dua të falenderoj të gjithë ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje domethënëse nga SHBA dhe të gjithë vendet e tjera. I bëj një falenderim Kim, e cila me përkushtimin e saj i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve duke u përfshirë në vetë të parë në mbështetje të kërkesave dhe nevojave, në drejtësi dhe mbrojtje.

Besimi që SHBA kanë treguar në vijim te ky partneritet dhe aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël kulmon me këtë stërvitje që jo rastësisht është stërvitja më e madhe dhe me përfshirjen më domethënëse.

Nënvizoj që ndërkohë që kjo shfaqje e bukur për t’u dhënë mundësi qytetarëve të vijnë të vizitojnë këtë arsenal nuk do ishte e tillë nëse nuk do kishte qenë mbështetja e SHBA për rritjen e kapaciteteve të ushtrisë shqiptare.

Kam besim se ne do të mund të hedhim hapa të tjerë kuptimplotë në rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore të FA duke krijuar kështu një hapësirë tërheqëse për ta materializuar thirrjen për të rinjtë që duhet ta shohin adresën e FA si mundësi të artë për formimin edhe pas shkollimit”.