Prapaskena

Vrasje e mbetur në tentativë dhe grabitje, arrestohet në Tiranë i shumëkërkuari në Itali (EMRI)

Publikuar: 20/05/2021

Policia e Tiranës ka arrestuar një 56 vjeçar që ishte në kërkim nga Italia.

Në kuadër të operacionit të koduar “Linza”, policia ka vënë në pranga këtë të enjte një Selman Ballën, banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar në Itali për grabitje dhe vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas policisë, ky person, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka hyrë në banesën e një shtetasi italian dhe nën kërcënimin e një arme dhe një thike ka vjedhur në këtë banesë një shumë të madhe parash dhe sendesh me vlerë dhe më pas janë larguar me një veturë të vjedhur.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, ku është dënuar me 11 vite e 10 muaj e 25 ditë burgim.



Më të lexuarat