Prapaskena

Ankimimet për rezultatin e zgjedhjeve, KQZ: 74 raste të dyshimta në Gjirokastër, 12 persona vunë shenjën e gishtit për 70 zgjedhës

Publikuar: 17/05/2021

KQZ ka kthyer përgjigje përsa i përket ankimimit të partive politike për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, lidhur me kryqëzimin e të dhënave të pajisjes PEI.

Sipas KQZ janë konstatuar 57 raste të dyshimta në Berat ku janë 2 raste kur 2 persona janë shfaqur në 2 Qendra Votimi të ndryshme.

Janë 74 raste të dyshimta në Gjirokastër.

Në Berat 19 persona kanë dhënë gjurmët e gishtave si nënshkrim biometrik për 53 zgjedhës ndërsa në Gjirokastër 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit për 70 zgjedhës.



Më të lexuarat