Janë vetëdorëzuar në polici edhe katër persona të tjerë të cilët ishin prezent në vrasjen e Mehmet Qemës mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Disa orë pas ngjarjes së rëndë janë vetëdorëzuar: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi.
Siç raportohet pranë vendit të ngjarjes është gjetur edhe pistoleta. Ndërkohë mësohet se autori Marius Dema ka tentuar te kryeje vetvrasje pasi ka qëlluar shokun, por ia kanë marrë armën nga dora shokët e tjerë.