Rama ”iu dha Presidencën” dhe tha se do bashkëpunonte me ta, reagon me urgjencë PD

Pa Kategori

Publikuar: 10/05/2021

Rama ”iu dha Presidencën” dhe tha se do bashkëpunonte me ta, reagon me urgjencë PD

Partia Demokratike ka refuzuar sërish ftesën e Edi Ramës për bashkëpunim, duke e bërë atë përgjegjës për ”masakrën elektorale të 25 Prillit”.

Në një dalje të bërë sot, Rama tha se ftesa për bashkëpunim me PD-në mbetet e hapur, ndërkohë që tha se do të kishte konsultim me ta, në rast të shkarkimit të presidentit Meta, për të gjetur në dakordësi emrin e pasuesit.

Mirëpo PD, në një deklaratë të përgjithshme thotë se Rama po tenton diversionin, dhe nuk mund të jetë në një bashkëpunim me ta, sa kohë që nuk është zbardhur manipulimi i zgjedhjeve.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre.

Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.