Prapaskena

Dështuan në zgjedhje, Rama i emëron në poste të rëndësishme Bora Muzhaqin dhe Dallëndyshe Bicin

Publikuar: 05/05/2021

Emërime të reja kanë ndodhur në qeverinë e Shqipërisë. Burimet bëjnë me dije se Borz Muzhaqi e cila gjatë fushatës së PS-së mbajti postin e zëdhënëses së fushatës dhe kandidoi për deputete në qarkun e Tiranës, është emëruar zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke zëvendësuar Aspasjana Kongon.

Ndërkohë Dallëndyshe Bici është caktuar zëvendësministre e Mbrojtjes. Më herët Bici ka drejtuar prej 5 vitesh Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ndërsa kujtojmë se Bici ishte kandidate për deputete në qarkun e Tiranës.



Më të lexuarat