Është shuar zjarri i cili kishte përfshirë bodrumin e pallatit në Elbasan. Shefi i zjarrëfikëses në Elbasan ka treguar për gazetarja e ‘Faxnews’ Entela Duka se si kanë arritur të vënë nën kontroll flakët e zjarrit masiv.
Shefi i zjarrëfikëses ka treguar se punonjësit kanë shuar zjarrin në vatër dhe fatmirësisht nuk ka më flakë, ndërsa po pritet që të largohet tymi dhe të hyjë brenda policia që të verifikojë shkaqet e këtij zjarri.
‘Futëm punonjësit brenda dhe goditëm zjarri në vatër. Ishte një magazinë, arritëm të shpëtojmë një makinë, brenda kishte orendi të ndryshme. Për momentin kemi vendosur një aspirator për të larguar tymin dhe për një orë besoj që do të jetë gati që policia të hyjë brenda. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa pa kësaj banorët mund të hyjnë në banesat e tyre.’, u shpreh kryekomandanti i forcave zjarrëfikëse.