Shefi i shtabit të PS-së për qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj do të mbetet jashtë Parlamentit. Shkak për këtë është bërë marrja e mandatit të dytë nga Partia Socialdemokrate e Tom Doshit që ka marrë dy mandate.
Kjo ka bërë që PS-ja ka katër mandate që kishte t’i ikë një, duke ia marrë PSD-ja.
Ndërkohë që shpresa e vetme për Beqajn mbetet që të marrë mbi 10 mijë vota preferenciale në mënyrë që të thyejë mandatin e tretë të fituar nga Benet Beci.
Në Shkodër socialistët do të kenë 3 mandate, PD 6 mandate dhe PSD me 2, ndërsa LSI-ja do të fitojë 1 mandat.