Fillon sot stërvitja e madhe e NATO në Ballkanin Perëndimor, Defender 21.
Në portin e Durrësit ka mbërritur ditën e sotme anija e flotës amerikane Bob Hope. Mijëra trupa amerikane dhe të shteteve aleate të NATO do të marrin pjesë në këtë stërvitje.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim njofton se edhe dy anije të tjera do të mbërrijnë në Shqipëri.
“Nis sot stërvitja më e madhe në Ballkanin Perëndimor, Defender21. E lumtur të shoh a anijen e flotës amerikane Bob Hope të mbërrijë në Durrës. Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 copë pajisje për t’u përdorur në stërvitje. 2 anije të tjera do të bashkohen. SHBA – Shqipëria Krah për Krah”, shprehet Kim.