“Hiq dorë”, dhunohet në Poliçan miku i Presidentit Ilir Meta, është anëtar i LSI (EMRI)

Pa Kategori

Publikuar: 22/04/2021

“Hiq dorë”, dhunohet në Poliçan miku i Presidentit Ilir Meta, është anëtar i LSI (EMRI)

Sikur të mos mjaftonte ngjarja e rëndë në Elbasan, një tjetër ngjarje ka ndodhur në Poliçan, ku anëtari i LSI, Luan Tare ka rënë pre e dhunimit fizik.

Ai ka qenë duke hyrë në pallatin e tij kur është goditur me sende te forta në kokë e trup nga nipi dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj dhe 5 persona të tjerë, siç pretendon vetë i dhunuari.

Tare ndodhet në Qendrën Shëndetësore “Pellumb Dollani” në Poliçan, ku po merr mjekim. Tare ka deklaruar se është kërcënuar vazhdimisht gjatë 2 muajve të fundit nga anëtarët e PS Poliçan për të hequr dorë nga LSI.

Për këtë ngajrje ka reaguar edhe Kreu i Shtetit Ilir Meta, i cili pas ngjarjes ka kontaktuar me mikun e tij, duke thënë se është sulmuar nga banda që dhunon popullin e Poliçanit.

Shënimi i Metës

Sapo fola me të plagosurin nga sulmi i pabesë i bandës rilindase të Bashkisë Poliçan, mikun tim të vjetër Luan Tare.

Mësova se ishte sulmuar pabesisht nga banda, që dhunon popullin e Poliçanit, vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij.

I urova të shkuara dhe nesër do e çoj për kontroll më të specializuar në spitalet e Tiranës.

I premtova se regjimit të dhunës edhe tre ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë. Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve dhe horrave!