Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video shokuese në rrjetet sociale.
Aty shikohet se si disa qytetarë kanë kapur në një makinë 2 persona që pretendohet se po blinin vota tek qytetarët në Shkodër.
Si duket edhe nga videoja, ata po blenin vota për partinë Social-Demokrate e deputetit Tom Doshi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se vetë qytetarët kanë kapur “kriminelët” që po blejnë vota për 25 prill.
Madje njëri nga qytetarët ka qëlluar me grusht personin që ndodhej në makinë. Më pas ata u kanë marrë një bllok ku ishin shënuar disa emra dhe brenda ndodhej edhe një fletë votimi.
Si duket njëri prej tyre, kishte shkuar tek shtëpia e tezes së tij për t’i blerë votën, më pas ata u janë vënë në ndjekje 2 personave që po blinin vota.