Zbardhen të tjera detaje në lidhje me krimin e rëndë në Maqellarë ku nusja vrau vjehrrën 74-vjeçarëe.
Sipas banorëve të zonës, kur nusja ka dalë jashtë, iu ka thënë fëmijëve se vjehrrës i dhimbte koka ndaj edhe kishte bërtitur. Raportohet se pas 6 orësh ka qenë djali i viktimës, burri i 44-vjecares ai që ka zbuluar krimin. Kur ka hyrë në banesë ai ka parë nënën e tij të lyer në gjak dhe të pajetë, ndërsa ka njoftuar menjëherë policinë.
Ndërkohë, banorët e fshatit kanë bërë me dije se shtetaseje me inicialet M.M., vuan nga probleme të shëndetit mendor. Aktualisht ajo ndodhet pas hekurave, ndërkohë që policia po heton në lidhje me ngjarjen.