Rama: Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!
Osmani është gruaja e dytë, e cila merr postin e Presidentes në Kosovë. Në votim morën pjesë 82 deputetë dhe Osmani mori 71 vota, ndërsa 11 rezultuan të pavlefshme.
Në raundin e tretë të votimeve që u zhvilluan në Kuvend gjatë ditës së sotme mori pjesë edhe Adelina Grainca, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës. Pak para votimit, u pa pranë deputetëve të LVV.