Zbulohet banda e aferës 110 milionë euro, Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Enkel Joti akuzohen nga gjykata amerikane për skandalin me Francesco Becchetin

Pa Kategori

Publikuar: 05/04/2021

Zbulohet banda e aferës 110 milionë euro, Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Enkel Joti akuzohen nga gjykata amerikane për skandalin me Francesco Becchetin

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington sfidon SPAK-un për skandalin e gjobës 110 milionë euro për shqiptarët, Babloku përdori dy ushtarë të tij në luftën kundër Francesco Becchetit. Jotin e Topit të Vjollcës e bëri drejtor të QSUT

Afera e bandës së Rilindjes, në luftën kundër medias dhe mendimit kritik, me kosto 110 milionë euro për buxhetin e shtetit, tashmë ka një emër përgjegjës, i cili duhet të përgjigjet para SPAK. Ai është Edi Rama, në bashkëpunim me sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, simbolin e aferave financiare dhe seksuale Engjëll Agaçin si dhe me nyjen e aferave në shëndetësi, Enkel Joti, më parë drejtor tek Topi i Vjollcës, por që Babloku e bëri drejtor të QSUT. Pra, Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Enkel Joti janë përgjegjësit kryesor të skandalit me Francesco Becchetin, i cili do të marrë nga buxheti i shtetit shqiptar 110 milionë euro.

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington ka zbuluar për herë të parë prapaskenat e sulmit të Bablokut ndaj televizionit Agon Channel, duke e rrethuar më polici dhe mbyllur, veprim ky kriminal dhe mafioz, që i krijoi alibi dhe terrenin e duhur Francesco Becchetin, një personazh i dyshimtë dhe i përfolur për mashtrime dhe pastrim parash, të kërkonte 110 milionë euro dëmshpërblim. Në vendimin kundër Shqipërisë, gjykata amerikane akuzon qeverinë shqiptare se ka orkestruar një hetim kriminal për pastrim parash ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetin, i cili për hirë të së vërtetës perceptohet po aq negativ sa edhe kokat e politikës shqiptare, pasi ka 30 vite që luan me investime mashtruese dhe procedura në Shqipëri, dhe ende nuk është ndëshkuar nga drejtësia shqiptare, ndonëse për të është lëshuar më parë një urdhër-arresti.

Nga vendimi i gjykatës amerikane del në skenë Engjëll Agaçi, si sekseri i Edi Ramës, i cili kishte shkuar të bënte pazar me Becchetin, por edhe duke e kërcënuar që të ndryshonte krahun ose do ta pësonte ashtu siç edhe ndodhi në të vërtetë. Kur Beccheti e pyet Engjëll Agaçin se pse ishte sajuar një hetim ndaj tij, Agaçi i thotë se ‘duhet të flasësh me Enkelejd Jotin, drejtorin e përgjithshëm të Top Channel”. Ky fakt, i konfirmuar si i vërtetë, ka shokuar gjykatën amerikane, e cila në vendim thotë se “Që në fillim të hetimeve për pastrim parash, një përfaqësues i qeverisë i tha z. Becchetti në mënyrë eksplicite se duhet të fliste me një nga konkurrentët e tij, nëse dëshironte të kuptonte se pse investimet e tij ishin nën hetim, dhe që nuk ishte një ide e mirë t’i bënte opozitë shtetit”.

Vendimi i gjykatës amerikane është një sfidë e madhe për SPAK, për të arrestuar përgjegjësit e kësaj kostoje të rëndë për shqiptarët. Në skenë del Enkel Joti, në atë kohë drejtori i Topit të Vjollcës, tek i cili duhet të ‘faleshin’ pronarët e mediave dhe t’i merrnin leje atij se si t’i bënin lajmet, ndryshe do t’u vërsulej shteti nën komandën e Bablokut. Ky fakt i pranuar nga gjykata tregon përmasat e krimit dhe mafies në krye të shtetit shqiptar. Duket qartë se jo rastësisht Rama i besoi më pas Jotit drejtimin e QSUT, i cili së bashku me Ogerta Manastirliut po bëjnë kërdinë me tendera.

Por, rrethimi duket se është edhe më i gjerë, pasi në këtë operacion kriminal, që tregon edhe konceptin dhe mentalitetin e Bablokut për lirinë e medias, janë përfshirë edhe policia, e cila ka zbatuar urdhra politikë. Një hetim i thjeshtë, pas vendimit të gjykatës amerikane, nxjerrë në skenë lehtësisht të gjithë rrethin e të implikuarave, të cilët i kanë shkarkuar shtetit shqiptar 110 milionë euro kosto. Këto para nuk do të paguhen nga xhepat e tyre, por nga taksat që paguajnë shqiptarët.