Miratimi i fletëve të votmit me numra, reagon Yuri Kim: Mbështesim KQZ-në. Shumë mirë të dëgjosh se…

Pa Kategori

Publikuar: 05/04/2021

Miratimi i fletëve të votmit me numra, reagon Yuri Kim: Mbështesim KQZ-në. Shumë mirë të dëgjosh se…

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas miratimit të fletës ë votimit të 25 Prillit. Përmes një postimi në Twitter Kim bën me dije është mirë të dëgjosh se është rënë dakord që fletët e votimit të shtypen në kohë për zgjedhjet.

Gjithashtu ajo ka ritheksuar mbështetjen e ambasadës amerikane për Komisionin Qëndror për Zgjedhjet.

“Sapo pashë konferencën për shtyp të Ilirian Celibashit, shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet 4/25. Ne fuqimisht mbështesim KQZ-në përpjekjet për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente”, shkruan Kim.