VIDEO/ Uzuni i pandalshëm në Hungari, barazon rekordin personal të Superiores

Pa Kategori

Publikuar: 04/04/2021

VIDEO/ Uzuni i pandalshëm në Hungari, barazon rekordin personal të Superiores

Titulli kampion afrohet nga java në javë, pasi Ferencvaros vijon me paraqitjet dhe rezultatet pozitive. Ditën e sotme me kampionët e Hungarisë ka qenë sërish protagonist Myrto Uzuni.

Në ndeshjen kundër Budafoki në transfertë beratasi ka zhbllokuar ndeshjen, pasi ka fituar një penallti në minutën e 55-të. Uzuni ka goditur vetë dhe e ka dërguar topin në rrjetë.