Ekzekutuan me 15 plumba ‘të fortin’ e Shkodrës, Policia arreston autorin e dytë të vrasjes së Ridvan Hysenajt (Detaje)

Pa Kategori

Publikuar: 04/04/2021

Ekzekutuan me 15 plumba ‘të fortin’ e Shkodrës, Policia arreston autorin e dytë të vrasjes së Ridvan Hysenajt (Detaje)

34-vjeçari Hydajet Mehmedaj ka përfunduar sot në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi dyshohet si një nga autorët e vrasjes së ndodhur në 28 nëntor në Darragjat, ku u ekzekutua shtetasi Ridvan Hyseni.

Arrestimi i Hydajet Mehmedajt u bë pas informacioneve të marra nga policia, që e lokalizoi teksa po qëndronte në një bar-kafe në fshatin Mushan.

Hysenaj u vra të shtunën e 28 nëntorit 2020 brenda makinës së tij nga persona që lëviznin me një motorcikletë. Hydajet Mehmedaj është personi i arrestuar ditën e sotme nga Policia e Shkodrës si një nga 3 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Një nga autorët me inicialet M.Gj., u arrestua ditën e vrasjes, ndërsa, autori i tretë me inicialet D.M., është shpallur në kërkim.

“Po folët do të ju vras!”, është ky kërcënimi që Duel Mehmedaj iu ka bërë punonjësve të karburantit në Shkodër, pasi ka ekzekutuar me armë zjarri të fortin e Shkodrës, Ridvan Ramazanin më 28 nëntor 2020. Pas kësaj, Mehmedaj është larguar në këmbë, pa pasur nevojë që të largohet nga skena e krimit me automjet. Kamerat e sigurisë së karburanit kanë filmuar të gjithë ngjarjen, ku shihet se Ramazani është qëlluar nga dy drejtime, të cilat i morën jetën.

Kush është Ridvan Ramazani

Viktima ka qenë një person i njohur në botën e krimit. Ndaj tij ka pasur akuza se është përfshirë në vrasjen e Mikel Bitukut alias Pashukut në vitin 2000. Por policia thotë se Ramazani nuk është vrarë për shkak të këtij krimi, pasi familja e Bitukut nuk ka njerëz dhe logjistikën e duhur për të kryer këtë goditje mafioze kaq të përsosur.

Dyshimet e policisë bien vetëm mbi anëtarët e familjes së ish-të “fortit” të Shkodrës, Edmir Koçia, familje kjo me të cilën ka hasmëri të vjetër grupi i Ramazanëve. Koçia u godit me kallashnikov, 8 vite më parë në Shkodër, pikërisht në 28 nëntor 2012, ndërsa ndëroi jetë në spital në datën 29 nëntor.

Sherri me fisin Koçia

Gjyshi dhe xhaxhai i Mir Koçisë në vitin 1993, i kanë zënë rrugën me karrocë Artur Kasemit, kushëririt të Ramazanit. Ky sherr banal degjeneroi në vrasjen e gjyshit dhe xhaxhait të Edmir Koçisë. Kaq u desh që mes du fiseve të ndizej një zjarr që nuk do të shuhej prej dy dekadash dhe që vazhdon të marrë jetë njerëzish.

Fakti që kanuni i Lekë Dukagjinit ka fuqi më shumë se shteti, i jepte të “drejtë” Mir Koçisë që ta lante gjakun me dy viktima. Tre vjet pas vrasjes së gjyshit dhe xhaxhait, Mir Koçia dyshohet se ka vrarë me armë zjarri Arturin. Më pas gjakmarrja ka kaluar në viktimën e dytë, ku është vrarë në vitin 1997 babai i Arturit, Nuh Kasemi. Këto vrasje nxehën më shumë gjakrat mes dy bandave kriminale, ku ngjarjet pasuan njëra-tjetrën.

I forti i Shkodrës ruhej nga fisi Ramazani, por kjo nuk ia shmangu fundin. Në vitin 2002 ai konfliktohet ashpër me mikun e ngushtë të Rdivan Ramazanit, Kujtim Vajushin. Nga përleshja me armë zjarri në qendër të Shkodrës mbetet e vrarë aksidentalisht J.M., 9 vjeçe dhe u plagos e ëma e saj. Për këtë ngjarje, policia arrestoi Kujtim Vajushin, i cili u dënua vetëm me 5 vite burg.

Mir Koçia nuk ndalet. Në 2008, vret me armë zjarri xhaxhain e Ridvanit, Enver Ramazanin. Pak muaj nga kjo ngjarje, Ridvani dyshohet se ka vrarë me armë zjarrit Frederik Qerthaqin në Dajç, pasi nga fisi Ramazani kishte dyshime dhe ishte krijuar bindja, se ai ishte pjesë e pritës me armë, ku kishte mbetur i vrarë Enver Ramazani. Por për këtë vrasje nuk ka asnjë autor të arrestuar.

Më 28 nëntor 2012, i bëhet atentat Edmir Koçisë, ku ai mbeti i plagosur dhe ndërroi jetë një ditë më vonë. Për këtë vrasje u dyshua Ridvan Ramazani, por nuk pati ndonjë të arrestuar. Pa kaluar dy muaj nga vrasja e të “paprekshmit”, të Shkodrës në janar 2013, ekzekutohet me breshëri Kujtim Vajushi, pronari i një Bar-Restoranti në Shirokë, mik i afërt i Ridvan Ramazanit. Lokali i tij pas vdekjes, administrohej nga Ridvani. Pa kaluar sërish dy muaj, fisi kundërshar vepron sërish, duke i marrë jetën 48-vjeçarit, Kujtim Kraja, kushëri i parë, i Edmir Koçisë.

Në 12 qershor 2015, ekzekutohet me snajper Vid Shega, i cili sipas burimeve të policisë kishte marrë pjesë së bashku me Ridvan Ramazanin, në vrasjen e Mikel Bitukut. Ky i fudnit sapo kishte dalë nga burgu për vrasjen e 21-vjeçarit, Indrit Bajri.

I fundit në listën e vrasjesve, më 28 nëntor 2020, është Ridvan Ramazani, por duket se asgjë nuk ka mbaruar këtu. Policia në të gjitha këto vrasje, nuk po mundet që të godasë dy fiset e rrezikshme në Shkodër dhe se ata po shuajnë njëri-tjetrin.